Harry dhe Megan shpallen mbretërit e një tjetër “mbretërie”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Harry dhe Meghan i kanë thënë lamtumirë angazhimeve mbretërore, por megjithatë kanë fituar titullin Mbret dhe Mbretëreshë… në një tjetër Mbretëri, atë të Google.

Kurorëzimi i tyre është bërë pas një sondazhi, sipas të cilit Duka dhe Dukesha e Sussex janë mbretërit më të kërkuar në Google, me Markle në krye dhe princin pas saj. Në këtë mënyrë përsa i përket interesit të përdoruesve të internetit, ata kurorëzohen në këtë fron.

Sipas sondazhit të portalit BonusInsider, historitë e Megan dhe Harry gjatë vitit të kaluar kanë ngjallur interes dhe kuriozitet, që nga botimi i librit “Spare” deri te lajmet për ndjekjen e supozuar.

Është dukesha e Sussex-it që ngjall kureshtjen më të madhe, ndërsa bashkëshorti i saj është i dyti, renditjen e ndjekin Kate Middleton, Mbreti Charles, Princi William dhe Mbretëresha Camilla.

Megjithatë, më i kërkuari nuk do të thotë më i dashuri. Sipas portalit YouGov, vlerësimet e miratimit të Harry dhe Meghan vijnë vetëm pas Princit Andrew.

Share This Article