Ish -presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të përfaqësohet nga njëri ndër avokatet më të mirë në botë, me përvojë mbi dy dekada në tribunale ndërkombëtare.
Thaçi sot do të përfaqësohet nga avokati nga Britania e Madhe, David Hooper, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka trajtuar çështje të profilit të lartë.
Pjesë e ekipit të avokatëve të Thaçit është edhe amerikani Pierre-Richard Prosper, ish-prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë amerikane. Ai ka shërbyer si Ambasador special për çështje të krimeve të luftës nga Administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005.
Ndërsa, avokati David Hooper, kohë më parë kishte mbrojtur zëvendëspresidentin e Kenias, William Ruto, duke u shpallur i pafajshëm, në mungesë të provave.
Ka qenë udhëheqës në rastin e Andre Reamakuba, në Tribunalin Ndërkombëtar për Ruandën, rast të cilin e kishte fituar bindshëm.
Raste të tjera pjesë e të cilave ka qenë Hooperi, janë edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, në Kenia dhe vende të tjera afrikane, si edhe tani luan rol kyç në Mekanizmin e Kombeve të Bashkuara për Tribunale Penale Ndërkombëtare, në Tanzani.
Hooperi, ka diplomuar në Universitetin e Kentit në Caterbury dhe rangohet si një ndër avokatët më të mirë për çështje penale nga “Chambers and Partners 2021”.
Ndërsa, pjesë e ekipit të Thaçit është edhe avokati nga Kosova, Dastid Pallaska.