Haxhi mbahet për një numër të kufizuar haxhinjësh

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arabia Saudite do të organizojë haxhin e këtij viti për numër shumë të limituar të banorëve të këtij vendi, për të kontrolluar përhapjen e mundshme të koronavirusit.

Vendimi vjen në kohën kur numri i rasteve me COVID-19 po rritet nëpër botë. Mungesa e vaksinës dhe vështirësitë për të mbajtur distancën sociale nga numri i madh i haxhinjëve, ka bërë që të merret ky vendim.

Arabia Saudite ka përfunduar mbylljen e vendit dhe ka lehtësuar masat për afarizëm që nga e diela në mëngjes, pas tre muajve bllokim.

Kufizimet do të mbesin për pelegrinazhet fetare, udhëtimet ndërkombëtare dhe tubimet me më shumë se 50 njerëz. Mbretëria kishte vendosur masa të rrepta në mars, në tentim për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Mbyllje 24-orëshe kishte në shumicën e qyteteve, raporton Sky News.

Në maj ishte publikuar plani prej tri fazave për të lehtësuar kufizimet për lëvizje dhe udhëtim. Mbyllja ka përfunduar më 21 qershor.

Në Arabi janë infektuar me COVID-19 plot 154,223 persona, ndërsa kanë vdekur 1230 persona.

Zakonisht rreth 2,5 milionë haxhinjë nga e gjithë bota vizitojnë qytetet e shenjta myslimane, Mekën e Medinën për haxhin që zgjatë një javë. Haxhi është obligim që çdo mysliman që ka mundësi, duhet ta kryej një herë në jetë.

Share This Article