• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Heldt bën thirrje që sa më parë të formohet Qeveria e re, e presin shumë detyra

Heldt bën thirrje që sa më parë të formohet Qeveria e re, e presin shumë detyra

by albnews
4 December, 2019
in Kosova
0
1
VIEWS

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka bërë thirrje që sa më shpejt që të jetë e mundur të formohet qeveria e re, pasi sipas tij ka shumë detyra që e presin.

Këto komente diplomati gjerman i ka bërë sot gjatë tryezës me temën “Zhvillimi i ardhshëm i Kosovës-Si mund të kontribuojë qeveria e re?”, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Instituti Riinvest.

Siguria e energjisë, politikat ekonomike për të përkrahur eksportin dhe promovimin e investimeve si dhe lufta kundër informalitetit janë disa nga kërkesat e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe RIINVEST-it për qeverinë e re të vendit.

Përfaqësuesit e të dyja organizatave, i bëjnë thirrje qeverisë së re të ndjekë një politikë fiskale që stimulon rritjen, në mënyrë që të garantohet stabiliteti i çmimeve dhe konkurrenca në sektorin privat.

Ata thonë se qeveria e re do të duhet menjëherë të merret me rreziqet fiskale, përfshirë ligjin për pagat, reformat e vonuara në kontributet shoqërore dhe kërkesat për skema të reja të pagesave, sipas tyre zbutja e këtyre rreziqeve fiskale është parakusht për fillimin e trajtimit të sfidave afatgjata të rritjes ekonomike të Kosovës.

Ambasadori Heldt, derisa ka folur për sfidat që e presin qeverinë e ardhshme, ka bërë thirrje që qeveria të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Mendoj se ekziston numër mjaft i madh i sfidave mjaft premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme dhe bazuar në këtë ekzistimi i pamjaftueshëm i buxhetit në qoftë se tash po hyjmë në vitin 2020 ose rrezikojmë, cila do të jetë përgjigja. Ju lutem, bëjeni këtë qeveri, formojeni këtë qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur, mblidheni Parlamentin dhe qeverinë. Ka mjaft detyra shtëpie që duhet bërë”, tha ai.

Ai shtoi se Kosova vazhdon të përballet me çështjen e imazhit, ku tha se shumë investitorë që nuk e njohin Kosovën e kanë ndjenjën se ky është një vend i prekur nga lufta, por që sipas tij ky perceptim ndryshon porsa ata vijnë në Kosovë, transmeton KP.

Heldt u shpreh se investitorët potencialë duan gjithmonë të dinë se si mund të marrin staf të kualifikuar dhe ata nuk janë akademikë, por teknikë, duke përmendur rëndësinë e aftësimit profesional.

Ai tha se një pikë tjetër e rëndësishme është besueshmëria e furnizimit energjetik, nëse keni makineri shumë të sofistikuar dhe përballeni me ndërprerje të energjisë herë pas here nuk është e dobishme.

“Po përpiqem ta ngre si ide në Gjermani që të mos mendojmë gjithmonë për strategji për t’u tërhequr kosovarët e rinj dhe të aftë që të vijnë në Gjermani, po për të sjellë prodhim këtu. Mendoj se edhe në aspektin ekonomik unë jam diplomat, prandaj diplomatët janë amatorë në çdo temë, prandaj kam një njohuri të përgjithshme për të gjitha, por prandaj iu kemi juve këtu, por me njohuritë e mia naive i them vetes se kjo do të kishte shumë kuptim dhe shumë logjikë”, tha ai.

Ndërsa, Asli Senkal, ekonomiste në Grupin e Bankës Botërore, tha se varfëria mbetet shumë e lartë në Kosovë, ku rreth 18 për qind të popullsisë jetojnë në varfëri të mesme, andaj sipas saj, krijimi i vendeve të punës është rruga kryesore për zvogëlimin e shkallës së varfërisë.

“Papunësia vazhdon të mbetet e lartë dhe luhatet mes 25 dhe 30 për qind të fuqisë së përgjithshme të punëtorëve, por ajo që është më befasuese për Kosovën si dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është që derisa papunësia mbetet e lartë, pjesëmarrja në fuqinë punëtore është shumë e ulët. Pra, vetëm 4 nga 10 njerëz në popullsinë e moshës së punës kërkojnë punë ose janë të punësuar. Përveç kësaj, shohim edhe një papunësi shumë të madhe dhe gjetja e vendeve të punës është më e vështirë për të rinjtë dhe gratë. Shohim se thuajse gjysma e popullsisë së re që kërkon punë është e papunë dhe më shumë se 1 në 4 nuk po studionë, nuk punon dhe nuk kërkon punësim. Kjo është shumë më rëndësi në kuptim të asaj që zvogëlimi i varfërisë kryesisht vjen me anë të hyrave”, tha ajo.

Alban Hashani, drejtor Ekzekutiv i Institutit RIINVEST, tha se kur flitet për tregun e punës ka shumë mospërputhje në mes të ofertës dhe kërkesës. Ai tha se shumë njerëz kanë mospërputhje për shkak të pagës që presin.

Hashani, si sfidë për punësim në Kosovë, ka përmendur arsimimin, ligjin e lehonisë, largimin e punëtorëve nga vendi.

“Kur diskutojmë për tregun e punës, disa elemente të rëndësishme, ka probleme strukturale, pra ka një shpërputhje në mes ofertës dhe kërkesës dhe shumë njerëz, po e përmend një shpërputhje për pritjet për rroga. Duket sikur kjo krijon si nga ana e ofertës si nga ana e kërkesës, po nuk duhet të ketë shpërputhje domethënëse në kuptim të rrogave. Pritshmëria më e madhe që është në shpërputhje janë pritjet për kushtet e punës, pra në sektorin privat njerëzit punojnë për më shumë kohë, më shumë orë, më orar më të gjatë dhe nuk kanë kontratë. Pra, nuk janë vetëm pagat, janë edhe kushtet e punës”, tha ai.

Previous Post

Basha: Teatri Kombëtar dhe Astiri, monumente të qëndresës dhe solidaritetit

Next Post

Der Leyen: 15 milionë euro dhe një konferencë donatorësh për Shqipërinë e goditur nga tërmeti

albnews

albnews

Related Posts

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Next Post
Presidentja e KE-së apel liderëve të BE-së: Të hapen menjëherë negociatat me Shqipërinë

Der Leyen: 15 milionë euro dhe një konferencë donatorësh për Shqipërinë e goditur nga tërmeti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM