Stoltenberg: NATO nuk tërhiqet nga Bondsteeli

albnews
By
1 Min Read


NATO nuk do të tërhiqet nga baza në Bondsteel dhe do t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg.

“Jemi këtu për t’i mbrojtur të gjithë njerëzit, përfshirë edhe komunitetin serb”, deklaroi Stoltenbergu për TV Prva të Beogradit, duke theksuar se NATO  nuk planifikon që ta zvogëlojë praninë e trupave të veta në Kosovë.

Çështja e largimit të trupave amerikane është përmendur ditë më parë kur në Kosovë qëndruan dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të cilët kërkun nga Qeveria e Kosovës të hiqet taksa ndaj mallrave serbe në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet me Serbinë. Ambasada amerikane ka mohuar që dy vizitorët të kenë kërcënuar me largim të ushtarëve në rast se nuk hiqet taksa.

Share This Article