Helikopterët e Emergjencave Civile zbresin në stadiumin e Gramshit, presin të plagosurit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Helikopterët e Emergjencave Civile janë pozicionuar në stadiumin e Gramshit.

Mjetet janë në pritje për të transportuar të plagosur nga zjarret drejt Tiranës.

Ndërkohë, në spitalin e Gramshit mbërrijnë 6 banorët e parë. Kanë intoksim, por nuk janë rëndë.

Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë.

Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit.

Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën. 

Share This Article