Helmimi i banorëve në Gjoricë, uji i pijshëm u përzje me ujërat e zeza

albnews
By
1 Min Read

Helmimi i banorëve në Gjoricë, uji i pijshëm u përzje me ujërat e zeza

Devijimi i ujërave të zeza të fshatit Ostren i Vogël dhe derdhja e tyre në ujëmbledhësin e një HEC-i dyshohet se ishte shkak për helmimin masiv të banorëve të Gjoricës në Bulqizë.

Për helmimin e banorëve të Gjoricës është proceduar penalisht administratori i HEC-it Kadri Muça, i dyshuar se përfshiu ujërat e zeza të Ostrenit të Vogël me burimin e ujit të pijshëm për Gjoricën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së tha se  montimi i një tubi plastik kishte sjellë përzierjen e ujërave të pijshëm të fshatit me ujërat e zeza.

Share This Article