Hemilton ngre zërin kundër Federatës: Që kur kam ardhur unë, ka vetëm meshkuj në punë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ljuis Hemilton njihet jo vetëm si kampion në Formula 1 por edhe si një person që thotë atë që mendon, pa u trembur nga dënimet apo kritikat që mund të ketë. Së fundmi, Hemilton është përfshirë edhe në një temë të “ndezur” për momentin, aty ku po diskutohet gjithmonë e më shumë përfshirja e gjinisë femërore në garat e Formula 1.

Formula 1 është një kompeticion ku në staf nuk ka asnjë femër, ndryshe nga Moto GP që ka të përfshira edhe femra.

Diçka e tillë, duket se e ka shqetësuar pilotin britanik i cili ka kërkuar që të ketë një ndryshim dhe një gjithë përfshirje.

“Që kur kam ardhur unë në Formula 1, kam parë që ka vetëm meshkuj. Kam 16 vite në këtë sport dhe ende nuk kam parë asnjë femër. Mendoj se nuk i kemi dhënë rëndësi të mjaftueshme këtij problemi por realisht nuk është diçka inkurajuese kur e dëgjon diçka të tillë”, u shpreh Hemilton.

Share This Article