Votimi për Ballukun, KE : SPAK-ut duhet t’i sigurohen kushtet për të luftuar korrupsionin

albnews
By
1 Min Read

Komisioni Europian ka reaguar pas votimit të sotëm në parlament ku u rrëzua kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit Belinda Ballukut.

Një zëdhënës i Komisionit Europian deklaroi se lufta kundër korrupsionit është thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.

“Bashkimi Evropian ka mbajtur shënim rezultatet e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi për shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE”.

Sipas zëdhënësit të JE-së “sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të ruajtur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”

Share This Article