Henrikh Mkhitaryan mund të quhet një futbollist i ri i Interit, edhe pse mungon ende zyrtarizimi.

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas tri viteve të kaluara te Roma, mesfushori armen ka vendosur të largohet duke mos gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj.

Roma i ofroi marrëveshje të re me pagë prej 3,7 milionë euro në sezon plus bonuse që do të arrinte në 4,5 milionë euro.

Armeni nuk e ka pranuar këtë propozim të Giallorosëve dhe ka vendosur të largohet si futbollist i lirë.

Mediat italiane kanë raportuar se 33-vjeçari tanimë ka arritur një marrëveshje me Interin për një pagë prej 4,5 milionë eurove në sezon.

Interesim për mesfushorin kishte shfaqur edhe Olympique Marseille e Tottenham Hotspur, por Inter ishin më të shpejtë për t’i siguruar shërbimet e tij.  

Share This Article