Piloti humb jetën pasi një avion luftarak i marinës amerikane rrëzohet në Kaliforni

albnews
By
1 Min Read

Marina amerikane thotë se një prej aeroplanëve të saj luftarakë është rrëzuar në shkretëtirën jugore të Kalifornisë.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka gjetur vdekjen piloti.

Në një deklaratë, marina tha se FA-18E Super Hornet u rrëzua në afërsi të Trona, të premten pasdite me orën lokale.

Trona është rreth 370 kilometra në juglindje të bazës së aeroplanëve luftarakë në Stacionin Ajror Detar Lemoore, Kaliforni.

Asnjë civil nuk u lëndua.

Share This Article