Heronjtë e vërtetë të ditës në Tiranë

albnews
By
1 Min Read

Fatmirësisht ndërhyerja në kohë e shërbimit zjarrfikës ditën e sotme bëri të mundur shmangien e një tragjedie në një pallat në kryeqytet ku ra zjarr.

Falë reagimit të shpejtë, heronjtë e ditës bënë të mundur nxjerrjen nga banesa të një zonje dhe një fëmije duke i larguar nga zjarri i rënë në një apartamenti në katin e 7-të në rrugën ‘Mihal Grameno’.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, zjarri i rënë rreth orës 12:25 ka qenë tepër i fuqishëm.

Çdo ditë zjarrfikësit e Tiranës përballen me raste të shumta emergjente duke filluar që nga aksidentet automobilistike e gjer tek rastet e zjarreve./ATSH/

Share This Article