ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës 14 minutes ago
Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele 19 minutes ago
Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D  8 hours ago
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID 9 hours ago
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza 9 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Hetimi i SPAK, Ahmetaj: Kërkova opinion nga një firmë ligjore, raportin ia dërgova Ministrisë së Drejtësisë, ILDKP-së dhe Parlamentit

albnews by albnews
24 November, 2023
in Shqiperia
0
Hetimi i SPAK, Ahmetaj: Kërkova opinion nga një firmë ligjore, raportin ia dërgova Ministrisë së Drejtësisë, ILDKP-së dhe Parlamentit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në kërkim ndërkombëtar, ka reaguar sërish nga arratia mbi hetimet e SPAK ndaj tij.

Ahmetaj ka bërë me dije se ka kërkuar opinion nga një firmë ligjore ndërkombëtare në SHBA, në lidhje me raportin e SPAK, dhe kërkesën për heqjen e imunitetit parlamentar.

RelatedPosts

“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Sipas Ahmetajt, kjo firmë ligjore ka prodhuar një raport prej 420 faqesh të bazuara në standartet ndërkombëtare.

“Në vazhdën e persekutimit politik për më shumë se një vit e gjysmë, të vazhduar e orientuar në media (të financuara nga inceneratorët) dhe në institucionet e akuzës, u detyrova të kërkoja një Opinion të dytë të pavarur (Indipendent Second Opinion) nga një firmë ligjore ndërkombëtare me qendër në SHBA.

Firma ligjore “Nixon Peabody” mori në shqyrtim të gjithë raportin e SPAK paraqitur në kërkesën që ky i fundit dorëzoi në Kuvend për heqjen e imunitetit parlamentar. Firma ligjore “Nixon Peabody” pas disa muajsh punë me bashkëpunëtorë me eksperiencë të fushës (ish-prokurorë federalë, apo ish-investigatorë të institucioneve ligjzbatuese amerikane) kanë prodhuar një raport të gjatë prej 420 faqesh duke u bazuar në standardet ndërkombëtare, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat themelore të njeriut”, shkruan Ahmetaj në rrjetin social Facebook.

Ish-zv.kryeministri deklaron se raporti përmban 38 faqesh në të cilat bie në sy një nga konkluzionet e “political motivation or others…”, që janë sulme te orientuara politikisht, për akuzat e ngritura ndaj tij.  Po ashtu, Ahmetaj bën me dije se këtë raport ja ka dërguar Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe Kryeinspektorit Artur Metani.

“Në raport ka dhe një përmbledhje prej 38 faqesh, ku bie në sy një nga konkluzionet e “political motivation or others…”, pra sulme te orientuara politikisht, për akuzat e ngritura ndaj meje,  përmbledhje e cila mund të lexohet lehtësisht nga kushdo i interesuar.

Këtë raport ia kam dërguar Ministrit të Drejtësisë, Kryetares së Kuvendit, Kryeinspektorit Metani, si dhe disa përfaqësive të huaja të shteteve dhe institucioneve që kanë kontribuar në reformën në drejtësi.

Më poshtë kam atashuar linkun e materialit të plotë, i cili është lehtësisht i aksesueshëm.

Tashmë nuk kam më as habi, e as çuditem nga goditjet e orientuara, të kaluara, të tashme e të ardhme. Nuk kam çudi as nga standardet e aplikuara. Në të ardhmen e afërt do të komunikoj në detaje për akuza / supozime e përtej”, shkruan Ahmetaj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

8 November, 2025
Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

8 November, 2025
Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

7 November, 2025
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result