Hill: Deklarata e Lavrov për “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se ndodhet në Ohër për të mbështetur projektin për “Ballkanin e Hapur”, pasi sipas tij ky është një projekt origjinal bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.

“Jam këtu për ta mbështetur këtë projekt, pasi besoj se “Ballkani i Hapur” është një projekt origjinal bashkëpunimi dhe mjaft i vlefshëm për vendet përkatëse”, tha ai për Abcnews.al.

Hill vlerësoi se deklarata e kryediplomatit rus Sergey Lavrov se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë serbe  dhe se ai e mbështet atë ishte sarkastike.

Ambasadori amerikan në Beograd thotë se Lavrov nuk është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, prandaj deklarata e tij shpreh vullnet negativ.

“Nuk mendoj se ai mbështet “Ballkanin e Hapur”, madje mendoj se deklarata e tij për ta mbështetur “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ. Kështu që nuk besoj se ai është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, u shpreh Hill.

Share This Article