Abazoviq e prezanton projektin që e afron Ulqinin dhe Velipojën në një kilometër (VIDEO)

 20,160 total views,  1 views today

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka prezantuar projektin e “Urës së Bojanës”.

Ky projekt pritet ta afrojë Ulqinin me Velipojën në vetëm një kilometër, nga 73 kilometra sa është tani.

Sot në kuadër të samitit të “Open Balkan” u arrit kjo marrëveshje në mes të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Malit të Zi Dritan Abazoviq.

“Historinë e urës e nisëm gjatë vizitës sime të parë në Shqipëri vitin e kaluar. Sot në Ohër, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe unë prezantuam një projekt që do t’i afrojë Ulqinin dhe Velipojen në vetëm 1 km nga distanca e mëparshme prej 73 km. Ne krijojmë vlera të reja, ndërtojmë një Ballkan Perëndimor ndryshe” – tha Abazoviq.