Hillary Clinton ka qenë në sy të publikut në mbarë botën, që kur burri i saj Bill, u bë president i SHBA-së, në vitin 1993. Ajo ka qenë e përfshirë në politikë që nga vitet e kolegjit, kur punonte për kandidatët e tjerë dhe më pas ndihmoi edhe Bill Clinton, që të zgjidhej Prokuror i Përgjithshëm dhe guvernator në Arkansas.
Jo e vetëkënaqur, si gruaja e ish-guvernatorit dhe presidentit, Hillary arriti të bëhej senatore e SHBA-së dhe Sekretare e Shtetit.
Hillary Clinton është shpallur kandidatja presidenciale e Demokratëve, duke shënuar kështu nominimin e parë në historinë e një gruaje për të drejtuar postin e të parës në Shtëpinë e Bardhë.
Si zonjë e parë, Hillary ka kryesuar një Task-Forcë për reformën kombëtare shëndetësore në vitin 1993, por plani i debatuar nuk është votuar nga Kongresi dhe u braktis në vitin 1994.