Holanda e mposht Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Holanda e ka përmbyllur në formën më të mirë të mundshme fazën e grupeve në Kampionatin Evropian. “Tulipanët” shënuan fitore në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 0:3.

Memphis Depay e kaloi Holandën në epërsi në minutën e 24-të pas asistimit nga Malen. Më pas gjatë pjesës së parë nuk pati më gola, por e dyta nisi vrullshëm.

Georginio Wijnaldum e dyfishoi epërsinë e Holandës në minutën e 51-të të ndeshjes pas asistimit të Depayt, shkruan Gazeta Express.

Shtatë minuta më vonë Wijnaldum shënoi sërish. Paraprakisht gjuajtjen e Depayt e priti portieri, ndërsa nga topi i rikthyer Wijnaldum u gjend më së miri.

Me këtë fitore, Holanda e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut e fundit pa pikë.

Share This Article