Holanda përmbys Irlandën, fitojnë dhe Danimarka e Serbia

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra e Koeman ka triumfuar 2-1 në transfertë përballë irlandezëve

Mbrëmja e sotme e kualifikueseve të Euro2024 i buzëqesh Holandës, e cila arriti një fitore me përmbysje, 2-1 përballë Irlandës, duke qëndruar në ndjekje të Francës në Grupin B, e cila kryeson me pikë të plota.  Nisi keq për Koeman dhe ekipin e tij, me penalltinë e Idah në minutën e 4-të që kaloi irlandezët në avantazh, por Dumfries ndizet në minutën e 18-të duke fituar një penallti, të transformuar nga Gakpo, për të firmosur 1-1. Në pjesën e dytë Koeman u rikthye në formacionin 4-2-3-1, duke futur Reijnders dhe Weghorst, dhe ia dha dobi: Dumfries shërbeu për Weghorst , i cili shënoi golin e fitores 2-1. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Greqia ka arritur një fitore 5-0 ndaj Gjibraltarit.

Në Grupin H vazhdon të dominojë ekuilibri, Sllovenia ka mposhtur 4-0 San Marinon dhe mban vendin e parë me 13 pikë. Në kuotë të njëjtë pikësh është dhe skuadra e vendit të dytë, Danimarka që mposhti Filnlandën në shtëpi me rezultatin 1-0. Fitore 1-0 dhe për Kazakistanin që mposhti Irlandën e Veriut dhe që pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë, aq sa Finlanda e vendit të tretë.

Në Grupin G, Serbia ka arritur një fitore 3-1 në transfertë përballë Lituanisë duke e ngjitur në vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve, aq sa Hungaria e vendit të parë. Mali i Zi, që mban vendin e tretë në grup, ka mundur 2-1 Bullgarinë.

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti që thotë "EUROPEAN QUALIFIERS KAZAKHSTAN 1-0 FAROE ISLANDS NORTHERN IRELAND 0-1 MONTENEGRO MOLDOVA 2-1 FINLAND BULGARIA 0-1 GREECE DENMARK 5-0 REPUBLIC OF IRELAND GIBRALTAR 1-2 ALBANIA NETHERLANDS 2-0 LITHUANIA POLAND 1-3 SAN MARINO SERBIA 0-4 SLOVENIA"
Share This Article