Daku ka një dedikim: Goli, për familjen dhe dëshmorët e Kosovës

albnews
By
1 Min Read

Mirlind Daku, autori i golit të dytë në fitoren 2-0 me Poloninë

Mirlind Daku, sapo është hedhur në fushën e lojës në ndeshjen me Poloninë, ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Një gol që dyfishoi rezultatin duke u dhënë kuqezinjve më shumë besim, më shumë qetësi. Sigurisht që nuk mund të fshehë emocionet, pas ndeshjes Daku ka dhë një dedikim të veçantë.

“Shënimi i golit, një emocion jashtëzakonisht i veçantë, nuk e di se si ta përshkruaj. Ishte një moment ku më kaluan përpara të gjitha vështirësitë që kam kaluar. Faleminderit Zotit, ia arritëm. Këtë gol ia dedikoj familjes time, që falë tyre jam sot këtu, dhe gjithë dëshmorëve që kanë dhënë jetën për Kosovën”.

Share This Article