Horror në Paris, gruas i kapet pallto tek dera e trenit dhe tërhiqet zvarrë për vdekje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 45-vjeçare vdiq me vdekje të tmerrshme në Paris , kur  palltoja e saj  u kap në dyert e metrosë në stacionin Bel Air.

Sipas BFM TV, ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e së shtunës (22/4) kur dyert e trenit u mbyllën teksa gruaja po zbriste duke i kapur pallton. Treni filloi ta tërhiqte zvarrë drejt vdekjes.

Në fakt, sipas të njëjtave informacione, të pranishëm kanë qenë bashkëshorti dhe djali i gruas. Trafiku në linjën gjashtë të metrosë së Parisit u ndërpre për disa orë.

Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por 45-vjeçarja kishte dhënë frymën e fundit.

“Në kuadër të këtij hetimi do të bëhet padi”, tha avokati i familjes. Familja dëshiron me gjithë zemër që të zbardhet rrethanat e vdekjes së viktimës, të zbulohen mangësitë e mundshme dhe nëse është e nevojshme të caktohen përgjegjësi”, shtoi ai.

Autoritetet po kryejnë hetime për rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia.

Share This Article