Hoti: Garën zgjedhore e bëj kundër atyre që nuk kanë problem me ligjin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se ai do të dëshironte një përballje me kandidatët tjetër për kryeministër nga partitë tjera.

“Do të doja t’i kisha përballë edhe kandidatët tjerë dhe t’i krahasojmë programet tona për ekonomi, shëndetësi, politikë të jashtme… Të debatonim për këto programe pa u fyer, por vetëm duke i ballafaquar ato”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se debatet aktuale në Kosovë më shumë po kanë të bëjnë se kush është në lista e kush mbetet jashtë. Kjo nuk i intereson askujt”, ka thënë ai në RTK.

Sa i përket mundësisë që lideri i VV-së, Albin Kurtin të mbetet jashtë listës zgjedhore, Hoti ka thënë se ai garën zgjedhore dëshiron ta bëjë me ata që nuk kanë problem me ligjin.

“Duhet ta bëjmë garën zgjedhore me standard demokratike, e jo debate për listat zgjedhore”, ka thënë ai.

Share This Article