Hoti i kërkon Tuskut liberalizimin e vizave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë qëndrimit në Bruksel, sot është pritur në takim nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk.

Ai thotë se përveç tjerash në takim është biseduar procesi i dialogut me Serbinë. Hoti thotë se ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke

“Krahas theksit në zotimin e Qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e rendit dhe ligjit, biseduam edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe nevojën urgjente për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi”, ka shkruar ai.

Hoti tutje ka shtuar se është biseduar edhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, e në veçanti për menaxhimin e pandemisë COVID 19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

“Në takim me z. Tusk është vlerësuar lartë edhe roli që ka LDK-ja në të gjitha zhvillimet politike në vend, si parti anëtare e Partive Popullore Evropiane (EPP)”, ka shkruar ai.

Share This Article