Hoti: Serbia nuk po bashkëpunon për çështjen e të pagjeturve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se nuk po arrijnë që të marrin informacioneve të sakta për personat e pagjetur. Ai në emisionin “Frontal”, në T7 tha se Serbia nuk ka vullnet për të bashkëpunuar për këtë çështje.

Hoti foli edhe për kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për largimin e kryetarit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Velko Odaloviq.

Pikërisht për këtë arsye ai tha se grupet punuese nuk janë duke funksionuar.

“Nuk jemi duke funksionuar për shkak të mungesës së vullnetit për të bashkëpunuar dhe mos reflektimit të Serbisë për ndryshim të udhëheqësit të delegacionit serbë e që është z.Odaloviq atje. Ju e dini kërkesën e kryeministrit Kurti dhe ne kemi takime vetëm të nëngrupeve punuese dhe për çështje ekspertizash dhe të tjera janë takime e nëngrupeve punuese, por ato të grupeve punuese nuk funksionojnë”, ka thënë Hoti. 

Share This Article