Haradinaj nderon dëshmorët e Ushtrisë amerikane

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se  është krenar që jemi rreshtuar në rreshtin e ushtrive të udhëhequr nga SHBA-të.

“Ne mbetemi përherë miqtë më të përbetuar të Amerikës!” ka shkruar  Hardinaj në Facebook.

Postimi i Haradinajt:

Sot, në Ditën Përkujtimore të të rënëve (Memorial Day), nderojmë dhe kujtojmë të gjithë ato gra dhe burra që kanë dhënë jetën duke shërbyer në Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, të gjithë ata që i shërbejnë paqes kudo në botë.
Jemi krenarë që jemi rreshtuar në rreshtin e ushtrive të udhëhequr nga ta. Përjetë mirënjohës për kontributin e tyre të pashembullt në ditët tona më të vështira. Ne mbetemi përherë miqtë më të përbetuar të Amerikës!

RH

Share This Article