Hoxha pas takimit me Zaev: Do të vazhdojë kjo Qeveri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ka deklaruar se Besa do të mbetet në Qeveri dhe se përbërja aktuale qeveritare do të vazhdojë mandatin e marrë nga populli.

“Nga takimi u dakorduam se në këtë situatë, në këtë pozicion politik në të cilin gjendet shteti zgjedhjet e parakohshme eventuale do të kishin komplikuar akoma më tepër edhe aspektin ekonomik, social shëndetësore dhe të sigurisë”, tha Hoxha pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, transmeton TV21.

Deklaroi se takimet do të vazhdojnë dhe se qëllimi i këtij takimi është për “t’u rikonfirmuar orientimin euro-atlantik të vendit”

“Kjo qeveri dhe kjo shumicë duhet të vazhdojë mandatin e marrë”, përfundoi Hoxha.

Share This Article