Hoxha: Si u çmontua banda kriminale që fuste drogë në Shqipëri nga Tivari, në pranga dhe porositësi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një laborator kokaine është zbuluar në Fratar të Fierit, sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Operacioni i urdhëruar nga SPAK në një laborator kokaine në Fratar të Fierit është mbyllur këtë të enjte, pas më shumë se tre muajsh përgjime dhe vëzhgime nga ana e SPAK-ut, Dea-s, Forcës së  Ligjit dhe policisë malazeze.

Kokaina, e fshehur në thasë me pleh artificial, është zbuluar nga policët malazezë në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe policinë shqiptare mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të shkonte në destinacionin final dhe të zhvillohej operacioni që u mbyll dje.

15 persona janë arrestuar deri tani sipas Anila Hoxhës, ndërsa dhjetëra forca policore ndodheshin në vendngjarje. Arrestime ka edhe në Mal të Zi, persona të përfshirë në trafikun e kokainës.

Sipas informacioneve, ngarkesa e drogës ka ardhur nga Kolumbia.

Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, thanë burimet e Anila Hoxhës, dhe SPAK vëzhgoi e përgjoi për të identifikuar rolin e secilit që është i përfshirë.

Në operacionin e vëzhgimit sekret gjatë këtyre tre muajve, sipas burimeve të Anila Hoxhës, kanë qenë të angazhuar 60 oficerë të Policisë së Shtetit.

Është goditur i gjithë grupi kriminal si porositës, pritës dhe baza e ngritjes së laboratorit të përpunimit të plehut, për laboratorin e kokainës.

SPAK ka regjistruar procedimin dhe ka marrë autorizimet për t’i kthyer në prova ligjore, pas angazhimit edhe të OPGJ-së dhe të Forcave  Operacionet Speciale të Policisë së Shtetit.

Share This Article