Një ngjarje e rëndë, pas vrasjes së djeshme në Elbasan, raportohet në aksin rrugor Vlorë-Fier, ku dy persona kanë humbur jetën në në afërsi të fshatit Panaja, në atë që fillimisht u konstatua si aksident, por që dyshohet si vrasje e dyfishtë. Mjeti dyshohet të jetë qëlluar në lëvizje, me shumë gjasa me kallashnikov.
Ndërkohë, një mjet i djegur është gjetur në afërsi të Fierit, që mund të jetë i përfshirë në krimin.
Automjeti ndodhet në aksin Levan-Tepelenë, në Fier në afërsi të Frakullës së madhe. Automjeti dyshohet të jetë i autorëve të ngjarjes së Vlorës. Mësohet se makina është në një prej daljeve të rrugës, ndërsa pranë vendit të ngjarjes janë duke shkuar forcat zjarrfikëse.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të hetuar mbi dinamikën e ngjarjes dhe autorët e krimit.