Hoxhaj: Qeveria ka ide të tjera nëse Serbia nuk e ndalë fushatën kundër Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj u ka thënë gazetarëve sot se të martën mund të jenë në Bruksel në një takim me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ai ka treguar që pala serbe nuk do të paraqitet në Bruksel.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, ka thënë që Mogherini dhe të tjerët duhet të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi Beogradin, në mënyrë që këta të fundit të ndalin fushatën kundër shtetit të Kosovës, në të kundërtën, Hoxhaj ka thënë se Qeveria “ka edhe ide të tjera kreative”, nëse Serbia nuk ndalet.

Hoxhaj ka theksuar edhe një herë që të martën Kosova do të tregojë vullnetin për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply