“Plagët e familjes sime janë të thella”, Granit Xhaka: Babain tim e rrahën serbët në burg

 1,700 total views,  2 views today

Për të dytin Botëror radhazi, Zvicra eliminoi Serbinë, dhe si për ironi të fatit, shqiptarët ishin protagonistë absolutë në suksesin e kombëtares helvete. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë bërë makthi i serbëve

Në një intervistë për prestigjiozen britanike “The Sun”, kapiteni Xhaka tregoi se vuajtjet e familjes së tij kanë qenë shtysa më e madhe kundër serbe, pasi në kohën e ish- Jugosllavisë, të atin e kishin arrestuar si pasojë e pjesëmarrjes në demostrata kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd.

“Për aq sa e di, muajt e parë në burg ishin në rregull. Por më pas nisën ta rrihnin. Si i biri i tij, historia është diçka që më prekte thellë në zemrën time. Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mirë.

Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngrinte krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike nevojat, të tilla si e drejta për të votuar.

Nuk ishte vetëm ai. Kishte edhe njerëz tjerë të arrestuar, përfshirë xhaxhain tim, që ishte burgosur për shumë vjet. Ai ishte dënuar për 15 vjet. Ishte krejt politike”, – ka theksuar Xhaka.