Diktatori sirian Bashar al-Assad u detyrua të arratisej pasi rebelët morën kontrolli ne plotë të Damaskut, në një kryengritje historike pas 14 vitesh në luftë civile.
Megjithatë, edhe pse Assad dhe familja e tij humbën pushtetin, duket se edhe në Moskë, ku përfituan azil politik, i pret një jetë luksi.
Departamenti amerikan i shtetit vlerëson se familja zotëron një pasuri me vlerë 2 miliardë dollarë, e cila është e shpërndarë në llogari të shumta, kompani “guska”, parajsa fiskale dhe pasuri të paluajtshme. Ndërkohë, në Moskë, familja thuhet se zotëron të paktën 18 apartamente luksoze në kompleksin “City of Capitals”, që ndodhet në lagjen e qiellgërvishtësve të Moskës.
Kompleksi me dy kulla, i cili deri në zbulimin e Shard të Londrës në 2012 ishte ndërtesa më e lartë në Evropë, është shtëpia e disa prej biznesmenëve më të pasur të Rusisë, ministrive qeveritare, hoteleve me pesë yje dhe kompanive shumëkombëshe.
Familja ka lidhje të hershme me Moskën, teksa djali i madh i familjes ka studiuar dhe jetuar aty për disa vite.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm mediat ruse raportuan se familjes i është ofruar azil politik me urdhër të vetë presidentit Vladimir Putin, një aleat dhe mik i vjetër i Asad.