Humbi rastin “e artë” në Champions, trajneri Van Bomel i jep zemër sulmuesit të Kombëtares shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arbnor Muja është një prej dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare, bashkë me Elseid Hysajn, që luajnë në Ligën e Kampioneve.

Mbrëmja e së martës nuk ka qenë në anën e anësorit kuqezi, pasi pësuan humbjen e radhës ndaj Portos me rezultatin 2-0.

Pa u pësuar goli i dytë, Muja kishte një mundësi të artë në minutën e 89-të, ku i shpëtoi mbrojtjes së klubit portugez dhe i ndjekur nga Pepe, të cilin me shpejtësi e la disi mbrapa në distancë, përballë portierit nuk u tregua i saktë dhe goditja e tij shkoi jashtë. Kjo mundësi do të përkthehej në një pikë për ekipin belg, që deri tani ka pësuar vetëm humbje në katër takimet e luajtura në grup.

Megjithatë, pas ndeshjes, shembulli vjen nga trajneri Mark Van Bomel, i cili e merr me sportivitet. Holandezi hyn në fushë dhe shkon të flasë me Mujën, i cili nga fotot e publikuara në faqen zyrtare të klubit shihet tepër i mërzitur për atë rast. Me shumë mundësi trajneri e ka inkurajuar për të vazhduar përpara.

Share This Article