Manchester United ka pësuar një tjetër humbje nën drejtimin e Ruben Amorim, teksa është mposhtur në shtëpi ndaj Nottingham Forest me rezultat 2-3.
Ka qenë një humbje shumë e rëndë për Djajtë e Kuq të cilët i largohen edhe më shumë pozitave që i dërgon ata sezonin e ardhshme në garat evropiane.
Trajneri portugez ka thënë se ishte një lojë e vështirë, pasi e nisën keq ndeshjen.
“Lojë e vështirë. Ne e nisëm shumë keq ku në minutat e para pësuam një gol dhe më pas është e vështirë të përpiqesh të luftosh. Më pas kontrolluam lojën dhe patëm shumë raste”.
“Ne përmirësuam lëvizjen në të tretën e fundit. Arritëm të barazojmë lojën dhe më pas në pjesën e parë ishim gati për të fituar dhe më pas filluam shumë keq. Provuam shumë gjëra, por pa sukses”, tha Amorim.
Amorim ka thënë se për të është një rrugëtim i gjatë te Manchester United dhe se duhet të vazhdojnë të punojnë shumë.
“Lojë e vështirë në një moment të vështirë, por ne duhet të vazhdojmë punën. Ky është një rrugëtim i gjatë, jemi duke u përmirësuar në disa aspekte”.
“Duhet të fitojmë ndeshje për të na ndihmuar të përmirësojmë ekipin. Ne jemi në fillimin e diçkaje kaq të madhe saqë i kushtojmë vëmendje çdo detaji. Tashmë e dimë se është një punë e madhe ndaj duhet të vazhdojmë”, tha trajneri portugez.
Kjo është gjithashtu hera e parë në karrierën e trajnerit që ai humbet dy ndeshje radhazi në ligë pas humbjes 2-0 ndaj Arsenalit në fillim të kësaj jave.