Hyn në fuqi shtetrrethimi në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Recep Tayyip Erdogan pati parlajmëruar disa masa për të frenuar përhapjen e COVID-19, të cilat kanë hy sonte në fuqi.

Një shtetrrethim natën do të fillojë në orën 20:00, që do të mbahet vetëm gjatë fundjavës, deri në orën 10:00 të ditës pasardhëse.

Kufizimi do të marrë fund të hënën në orën 05:00 për të mundësuar rifillimin e aktiviteteve të punës, raporton ATSH.

Qytetarët e moshës mbi 65 vjeç dhe nën 20 vjeç do të jenë në bllokim, me kusht që të mos jenë punonjës, të cilëve do t’u jepen hapësira për të dalë përkatësisht mes moshës 10 dhe 13 vjeç dhe 13-16 vjeç.

Gjithashtu është planifikuar vetëm mësimi në distancë dhe mbyllja e kinemave dhe teatrove deri në fund të vitit, ndërsa restorantet do të shërbejnë me dërgesa në shtëpi.

Më në fund, garat sportive profesionale mund të vazhdojnë, por pa publik.

Turqia ka regjistruar një kulm të infeksioneve dhe viktimave në valën e dytë në ditët e fundit, duke iu afruar niveleve maksimale absolute të prillit.

Share This Article