I bastisën pronat në Los Angeles, Diddy fotografohet i tensionuar në Miami

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reperi amerikan Sean Diddy është fotografuar nga paparacët në ambientet e shtëpisë së tij në Miami, pak ditë pas autoritetet i bastisën pronat në Los Angeles.

Didyy akuzohet për trafikim seksual dhe skandali po bën xhiron e rrjetit. Tashmë reperi do të jetë kludo në “lupën” e paparacëve në çdo lëvizje të tij. Në pamjet e fundit që po qarkullojnë në rrjet reperi shfaqet duke tymosur cigare dhe paksa i tensionuar ndërsa në një moment kupton që është duke u fotografuar. Këto pamje janë të parat, pasi policia federale bastisi vilat e tij luksoze në Los Angeles pak javë më parë.

Katër padi për sulme seksuale janë ngritur kundër reperit të famshëm dhe milioner, duke përfshirë një të mitur. Edhe pse i ka hedhur disa herë poshtë akuzat, tashmë ndaj reperit ka nisur një hetim dhe pritet të dalë para Gjykatës ku do të përballet me togat e zeza dhe hetuesit.

Share This Article