Shinzo Abe, ish-kryeministri japonez, vdiq pasi u plagos me armë zjarri.
Të premten përpara të shtënave, ai kishte qenë në një rrugë të qytetit Nara për fushatë zgjedhore, ku mbështeste kandidatët e Partisë Liberal Demokratike (LDP) përpara zgjedhjeve të Dhomës së Lartë të planifikuar për të dielën.
Policia ka arrestuar në vend një të dyshuar mashkull nën dyshimin për tentativë vrasje. Sulmuesi as nuk ka tentuar të arratiset.
Siç u bë e ditur, bëhet fjalë për 41-vjeçarin, Yamagami Tetsuya, banues në Nara.
Ai i tha policisë se nuk ishte i kënaqur me ish-kryeministrin japonez dhe se kishte ndërmend ta vriste atë, raportoi NHK.
Edhe pas dorëheqjes si kryeministër i Japonisë në vitin 2020, duke përmendur arsyet shëndetësore, Abe ka mbetur aktiv politikisht.
Ai është shfaqur rregullisht në media për të diskutuar rreth çështjeve aktuale; për shembull, ai i tha televizionit japonez në muajin shkurt se duhet të diskutojë një ndarje të mundshme të armëve bërthamore me anëtarët e tjerë të NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës.