I Ngarkuari me Punë i SHBA-ve në Tiranë takim me kryeministrin Edi Rama, Ambasada Amerikane: U diskutua për rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë ditës së sotme i Ngarkuari me Punë i SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada Amerikane, përmes një reagimi në Facebook, ku thuhet se ndër të tjera u fol për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjithashtu në njoftimin e Ambasadës thuhet se ndër të tjera, u fol edhe për rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.

Postimi i Ambasadës:

I Ngarkuari me Punë David Ëisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Ëisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve.

Share This Article