Dy draftet e Ramës dërgohen në Kushtetuese

albnews
By
1 Min Read

Partia Demokratike do të dërgojë në gjykatë ligjin për bashkëqeverisjen dhe atë për tenderave rindërtimit pas tërmetit të 2019.

Ka qenë kreu demokrat Lulzim Basha, ai i cili dje në një konferencë me gazetarët paralajmëroi dorëzimin e padive.

Lidhur me rindërtimin e PD do të bëjë një padi të iniciuar nga “Open Data”, e cila nuk ka legjitimitet në Kushtetuese.

“Sa i takon dy çështjeve të tjera shumë të rëndësishme ne do të përgatisim kallëzimet, apo më mirë le të themi ankimet në Gjykatën Kushtetuese.

Dhe këto janë, e para, çështja e abuzimit me fondet e tërmetit. Që fondet e tërmetit të vidheshin siç i kanë vjedhur, Edi Rama bashkë me aparatin e tij në kryeministri dhe me kabinetin e tij qeveritar, kanë bërë një sërë manovrash të paligjshme, anti-ligjore, me anë të të cilave kanë mundësuar që fondet të cilat duhet të shkonin në drejtim të pasojave të tërmetit, faktikisht të shkojnë në duart e pak njerëzve dhe të përbëjnë një aferë të tmerrshme korruptive, pas asaj të korrupsionit gjatë pandemisë. Gjithçka është e dokumentuar” tha dje Lulzim Basha.

Share This Article