I nxehti përvëlon Spanjën, temperaturat deri në 42 gradë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një valë e të nxehtit ka goditur të enjten Spanjën, me temperatura deri në 42 gradë në rajonin bask.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Spanjolle (AEMET), klasifikimi si valë e të nxehtit lyps që ajo të përfshijë një pjesë të madhe të vendit, për një periudhë të gjatë kohore, raporton AP.

Teksa temperaturat e larta pritet që të mbretërojnë në pjesën më të madhe të Spanjës deri të shtunën, autoritetet e kanë klasifikuar zyrtarisht si “valë e të nxehtit”.

Rajoni i Bilbaos është kthyer në zonë të kuqe derisa në Madrid, temperaturat pritet të mbërrijnë 40 gradë, rekord ky i pazakontë madje edhe për korrikun në këtë pjesë.

Share This Article