Macron reagon për herë të parë pas sulmit rus në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read

Emmanuel Macron ka thënë se e dënon me vendosmëri sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe kërkoi që “menjëherë” të ndalen operacionet ushtarake ruse.

Presidenti i Francës, tha se Franca qëndron pranë ukrainasve dhe do të punojë me partnerët dhe aleatët e saj për të ndalur luftën.

Presidenti francez foli me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy sot në orën 8 të mëngjesit dhe aktualisht është duke mbajtur një takim urgjent në Elysee me kryeministrin, ministrin e mbrojtjes dhe anëtarët e lartë të kabinetit të tij.

Share This Article