I përgatitur për gjithçka, shitet në eBay bunkeri nga Lufta e Ftohtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një bunker antibërthamor i ndërtuar në Gjermani gjatë Luftës së Ftohtë është shitur së fundmi në një ankand për një shumë të konsiderueshme, në një kohë kur retorika për një luftë të mundshme nukleare mes Rusisë dhe Perëndimit është shtuar së tepërmi.

Vendstrehimi për ditën e Apokalipsit prej 850 metra katrorë, i vendosur në qytetin e Xanten, në shtetin e Gjermanisë perëndimore të North Rhine-Westphalia u shit në eBay për më shumë se 1.6 milionë euro.

Në përshkrimin e ‘artikullit’ shkruhej se ‘një parajsë shumë e sigurt është ndërtuar në Xanten, që mund t’i bëjë ballë kushteve më ekstreme”, duke nënkuptuar këtu luftën bërthamore.

Bunkeri me mure 3 metra të trashë është përdorur për një kohë të gjatë nga forcat e armatosura gjermane, ndërkohë që blerësi i tij ende nuk është identifikuar.

Share This Article