Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet të ketë trafikuar një “Mercedes-Benz AMG G63” me vlerë 250 mijë euro nga Gjermania në Shqipëri.
Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet të ketë trafikuar një automjet luksoz me vlerë 250 mijë euro nga Gjermania në Shqipëri.
Mjeti tip “Mercedes-Benz AMG G63” është sekuestruar nga policia e Tiranës pas verifikimit ku rezultoi i vjedhur.
Policia po punon për kapjen e 34-vjeçarit, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë Tiranë.


