Ibrahimovic nuk do të jetë gati deri në janar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic raportohet se është duke vuajtur për t’u rikthyer në kohë kundër Sassuolos këtë vikend dhe ka mundësi që do të jetë jashtë fushave për këtë vit

Veterani ishte pritur që të kthehet kundër Sussuolos këtë vikend, por Sky Sport Italia raporton që sulmuesi qendrorë ka çaluar pas stërvitjeve të sotme përsëri.

Zlatan raportohet se është ankuar disa herë me disa probleme të lëndimeve sidomos për një lëndim në kofshë që ai e pësoi në fitoren 3-1 kundër Napolit.

Ai është në mëdyshje të madhe për t’u kthyer në ndeshjen kundër Sassuolos dhe kthimi i tij mund të zgjatet për një kohë të pacaktuar.

Stafi mjekësor i MIlanit shpreson që 39 vjeçari të jetë gati dhe në formë për ndeshjet kundër Beneventos dhe Juventusit që do të mbahen më 3 dhe 6 janar. 

Share This Article