Identifikohet pas 66 vjetësh fëmija i gjetur i vdekur në një kuti në SHBA

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Boy in Box” ka më në fund një emër. Ai quhej Joseph Augustus Zarelli. 66 vjet pasi trupi i pajetë i një fëmije në një kuti kartoni u gjet në Filadelfia, policia ka arritur t’i japë një emër dhe të zgjidhë një rast të ftohtë që ka shqetësuar banorët e qytetit më të madh të Pensilvanisë për breza.

Ai quhej Joseph Augustus Zarelli dhe lindi në vitin 1953. Trupi i tij i copëtuar u gjet në një kuti në vitin 1957. Duke e zbuluar emrin e tij për publikun, autoritetet amerikane shpresojnë të gjejnë vrasësin e tij.

“Kur njerëzit mendojnë për djalin në kuti, njeriu ndjen trishtim të thellë, jo vetëm sepse një djalë është vrarë, por për shkak se identiteti dhe pretendimi i tij i ligjshëm për të zotëruar ekzistencën e tij iu hoq”, tha komisionerja e Policisë së Filadelfias Danielle Outlaw në një konferencë shtypi.

Ajo tha se vrasja më e vjetër e pazbardhur e qytetit ka “përndjekur këtë komunitet, departamentin e policisë së Filadelfias, kombin tonë dhe botën për më shumë se gjashtë dekada”.

Hetimi i vrasjes mbetet i hapur dhe autoritetet thanë se shpresonin se publikimi i emrit të Jozefit do të nxiste një raund të ri të hetimeve. Por ata paralajmëruan se kalimi i kohës e ndërlikon detyrën.

Policia tha se të dy prindërit e Jozefit kanë vdekur, por ai ka vëllezër e motra të gjallë. Ata thanë gjithashtu se familja e tij jetonte në Filadelfian perëndimore.

Trupi i zhveshur dhe i mavijosur i fëmijës u gjet më 25 shkurt 1957, në një zonë të pyllëzuar të lagjes Fox Chase të Filadelfias. Djali, i cili ishte 4 vjeç, ishte mbështjellë me një batanije dhe ishte vendosur brenda një kutie të madhe. Policia thotë se ai ishte i kequshqyer dhe ishte rrahur për vdekje.

Share This Article