Nëse doni të blini shtëpi në Zvicër sipas bankës së madhe, duhet të paguani 7.1% të ardhura vjetore dhe kjo vlen vetëm për një shtëpi mesatare.
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten. Nëse doni të bëheni pronar i shtëpisë tuaj të ëndrrave, duhet të jeni të përgatitur për vite kursimi.
Këtë e tregon një analizë aktuale e bërë nga banka më e madhe zvicerane, UBS, shkruan 20minuten.ch.
Kështu, sipas analizës në fjalë, çmimet e shtëpive janë rritur për 5.4 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2021 në krahasim me një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Ky është kërcimi më i madh i çmimeve në tetë vitet e fundit, vazhdon UBS.
Pra, nëse doni të blini shtëpi në Zvicër sipas bankës së madhe, ju duhet të paguani 7.1% të ardhura vjetore. Kjo vlen madje vetëm për një shtëpi mesatare.
Para krizës së koronës, shtëpia mund të blihej dukshëm më lirë. Në atë kohë, ishin të nevojshme gati 6.5% të ardhura vjetore për ta realizuar këtë qëllim.
Kur bën fjalë për të ardhurat e nevojshme UBS ka parasysh të ardhurat mesatare vjetore prej 120,000 frangash, të një familjeje. Madje, autori i studimit Matthias Holzhey llogarit se një personi që fiton mesatarisht i duhet të kursejë rreth dhjetë vjet për të blerë një shtëpi – por pa përfituar para nga fondi i pensionit.
Ndërkohë, kërkesa për të siguruar banim në pronësi private mbetet e lartë, përcjell albinfo.ch. Sipas studimit, shumë blerës e shohin blerjen e shtëpisë si një investim të sigurt në krahasim me mbajtjen e një apartamenti me qira.