Ilir Meta merr varenë në Roskovec: Duhen kapur armët, këtu do më keni!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tirane – Pas një jave në Tiranë, ku fillimisht bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe më pas ai vetë u pyeten në SPAK për pasurinë, fondet e lobimit dhe ndërhyrjet estetike, Ilir Meta ka marrë varenë sot në Roskovec për të prishur piketat e vendosura për ngritjen e një TEC-i.

Ai iu bashkua banorëve të fshatit Suk të cilët kundërshtojnë TEC-in.

“Edhe armët duhen marre me këtë, edhe kallashi, mua këtu më keni, di të qëlloj mirë”, u tha Meta banorëve, gjate takimit me perfaqesine e tyre.

Presidenti i Partisë së Lirisë ka lëshuar akuza te forta kundër kreut të SPAK, Altin Dumani duke e cilësuar atë një mjet në dorë të kryeministrit Rama dhe qe i sherben qeverise dhe pushtetit te tij.

Share This Article