Inaugurohet luftanija më e madhe turke, Erdogan nuk e ‘fsheh’ entuziazmin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anija më e madhe luftarake turke e quajtur “TCG Anadolu” iu dorëzua Marinës turke.

Në ceremoni mori pjesë edhe presidenti , Recep Tayyip Erdoğan, i cili tha  se TCG Anadolu është ndërtuar për 7 vjet dhe është transportuesi i parë në botë për avionë pa pilotë. Kjo anije ka një kapacitet për mbajtjen e 30 automjeteve me rrota.

“Të gjitha sistemet e armëve dhe sensorëve të vendosura në këtë anije u zhvilluan me burime vendase dhe kombëtare. Ne synojmë të bëhemi industri e mbrojtjes plotësisht e pavarur.”, tha presidenti Erdoğan në fjalimin e tij gjatë dorëzimit të luftanijes më të madhe të Forcave Detare të Türkiyes.

“TCG Anadolu” mund të mbajë katër automjete të mekanizuara, dy automjete personeli, dy mjete të tjera ndihmëse si dhe aeroplanë, helikopterë dhe dronë.

Share This Article