Inceneratorët, Bardhi: Opozita kërkon interpelancë urgjente me Ramën, nuk pranojmë të deleguar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazment Bardhi ka zbardhur, pasditen e së hënës, për mediat se çfarë u diskutua në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Siç bëri të ditur kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, pjesa e deputetëve që ai drejton kërkon nga Parlamenti që të mbahet një interpelancë me kryeministrin për çështjen Ahmetaj.

Bardhi theksoi se opozita nuk do të pranojë asnjë të teleguar nga kryeministri. Po ashtu, ai i kujtoi kryeparlamentares Lindita Nikolla, kërkesën për mocion me debat po për çështjen e inceneratorëve.

“I bëjmë thirrje kryeparlamentares që të thërrasë me urgjencë konferencën e kryetarëve, për mocionin me debat.”

Po ashtu, në mbledhjen e grupit të PD-së, sipas Bardhit u diskutua për legalizimin e kanabisit, një ligj që sipas tij, është kërkuar nga grupet kriminale dhe jo nga qytetarët. 

“Nuk është në rregullore. E papranueshme. Ligji për kanabisin, kërkesë e grupeve kriminale, në bazë të marrëveshjeve me Ramën.”

Share This Article