Incidenti me flamurin serb, Rita Ora i përgjigjet sërish kritikave me fjalët e Mbretit Karli III për shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej disa ditësh, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora është kthyer në kryefjalën e mediave rozë.  Gjithçka nisi, pasi ajo u shfaq me një flamur serb gjatë një koncerti në Hungari dhe si pasojë komentet kritikuese kanë qene të shumta. Këngëtarja reagoi më pas, duke theksuar se nuk e ka ditur se cilit shtet i përkiste ai flamur dhe se ajo është një shqiptare.

Mirëpo, Rita duket se nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka ndarë një video në Instastory, ku shfaqet Mbreti Karli III, i cili flet për shqiptarët e famshëm që kanë bërë historinë si Nënë Tereza dhe nuk heziton të përmend edhe këngëtaren.

Në këtë mënyrë, me anë të kësaj video, Ora u ka mbyllur gojën të gjithë atyre që e kritikuan dhe ka treguar edhe një herë se është krenare për prejardhjen e saj.

Share This Article