Xhaka është mahnitur me nivelin e lartë të ndeshjeve të Bundesligës

 102 total views,  1 views today

Bundesliga e Gjermanisë ka nisur të shtunën e kaluar dhe është bërë kështu liga e parë e madhe evropiane e futbollit që ka vazhduar pas paraqitjes së koronavirusit. Ndeshjet janë luajtur pa shikues, por cilësia nuk ka munguar.

Të paktën kështu vlerëson Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit, që ka luajtur në Gjermani nga vitit 2012 deri në vitin 2016 për Borussia Moenchengladbachun.

“Është mahnitëse sa i lartë ishte niveli i lojës, më i lartë se që kam pritur. Si profesionist ju përgatiteni për ato ndeshje si çdo herë, ndonëse kushtet ishin ndryshe. Por përgatitja sportive dhe motivimi qartë se ishin të njëjta. Edhe në këto ndeshje, edhe nëse nuk ka përkrahje nga tribunat, ju duhet të shtyni limitet dhe të arrini më të mirën e mundshme si lojtar dhe si ekip. Unë e kam parë këtë në ndeshje e Bundesligës. Aty-këtu mungojnë disa gjëra automatike te skuadrat, por pas pushimit të gjatë, për shembull në fillim të edicionit, nuk është ndryshe”, ka thënë Xhaka në një intervistë për Bild.

Xhaka ka thënë se në Angli ka shkuar për të fituar tituj.

“Ky ende është synimi im”, thotë reprezentuesi i Zvicrës. Me Arsenalin kjo aktualisht nuk duket afër.

Xhaka thotë se reputacioni i Bundesligës është rritur shumë në Angli në vitet e fundit.

“Reputacioni është i mirë. Nuk është se njerëzit flasin për Bundesligë çdo ditë, por sidomos karriera e lojtarëve të rinj si Jadon Sancho përcillet nga afër. Kur unë kam ardhur këtu para katër vjetësh nuk ka qenë kështu”, ka theksuar Xhaka.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •