Incidenti me helikopterin Black Hawk: Ushtria pezullon fluturimet pranë Pentagonit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria amerikane ka ndaluar përkohësisht fluturimet stërvitore me helikopterë në zonën përreth Pentagonit pas ndërprerjeve të dy fluturimeve komerciale të enjten e kaluar.

Ky vendim është marrë ndërkohë që po priten përfundimet e hetimit për një incident që ndodhi atë ditë, kur dy avionë pasagjerësh u detyruan të anulonin uljen në Aeroportin Ndërkombëtar “Reagan” në Uashington, për shkak të pranisë së një helikopteri ushtarak Black Hawk në zonë.

Ky pezullim vjen në një kohë kur Forcat Ajrore kishin nisur të rinisnin gradualisht fluturimet stërvitore pas një aksidenti tragjik të ndodhur më 29 janar, kur një helikopter Black Hawk u përplas me një avion të linjës së American Airlines pranë aeroportit “Reagan”, duke shkaktuar vdekjen e 67 personave.

Një zëdhënës i Ushtrisë konfirmoi ndërprerjen për Fox News dhe theksoi se ajo do të mbetet në fuqi derisa të përfundojnë hetimet mbi incidentin e javës së kaluar.

Ky incident ka të bëjë me një helikopter ushtarak Black Hawk që, gjatë një stërvitjeje, iu kërkua të bënte një “xhiro” tjetër mbi Pentagon para se të mund të ulej.

Rreth orës 14:30, kontrolli i trafikut ajror udhëzoi dy avionë pasagjerësh, një Airbus A319 të Delta Air Lines dhe një Embraer E170 të Republic Airways, të kryenin kthime rrethore në aeroportin DCA, për shkak të helikopterit Black Hawk që po fluturonte në atë zonë.

Share This Article